Kryeministri Rama shprehet se revolucioni digjital 2020 ka nisur transformimin rrënjësor të marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shërbimeve, duke shkurtuar radha, kohë, ecejake e rryshfete tridhjetëvjeçare.
Në një shënim në facebook kreu i qeverisë bën me dije se deri në fund të vitit, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë e aplikimeve më të shpejta e më të thjeshta për dokumenta, jo vetëm në krejt rajonin, po edhe në krahasim me plot vende të tjera të Europës.
Postimi i plotë:
#REVOLUCIONIDIGJITAL2020 KA NISUR TRANSFORMIMIN RRËNJËSOR të marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shërbimeve, duke shkurtuar radha, kohë, ecejake e rryshfete tridhjetëvjeçare?
Deri në fund të vitit, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë e aplikimeve më të shpejta e më të thjeshta për dokumenta, jo vetëm në krejt rajonin, po edhe në krahasim me plot vende të tjera të Europës?
Ja një nga plot shembujt e bllokut të parë të aplikimeve online për shërbime që deri dje, merrnin kohë, kushtonin para, stresonin qytetarët në radha dhe ecejake të panumërta:
Më shumë se 4⃣0⃣ mijë maturantë kanë mundësinë që këtë vit përmes platformës ? https://e-albania.al/
➡të marrin online ??
dhe
➡në kohë reale ⏳⏰
vërtetimin e notave të maturës?.
Në përfundim të provimeve të maturës ✍ata mund të kërkojnë një kopje testi të provimit të tyre
✅duke aplikuar online brenda pak minutash,
✅pa asnjë dokument shoqërues??????
#ShërbimePublike për #ShqipërinëqëDuam??☀️