Nisja e rikonstruksionit të Universitetit të Arteve në Tiranë, është një investim i Qeverisë shqiptare, dhe vjen si një premtim i mbajtur në kuadër të Paktit për Universitetin.

Studentët e këtij Universitetit do të kenë shumë shpejt ambiente të reja mësimore dhe kreative.

Universiteti i Arteve po i nënshtrohet një rikonstruksioni total të ambienteve të brendshme, që konsiston në sisteme të reja elektrike, hidraulike dhe ngrohje, si dhe punime të restaurimit të fasadës.

Gjithashtu do konsolidohen kornizat e dritareve dhe do ndërrohen ato ekzistuese, të cilat janë tepër të degraduara, në bazë të modelit origjinal. Ka filluar procesi i izolimit të soletës dhe gjithashtu instalimet hidraulike dhe elektrike.

Nisja e punimeve në këtë objekt është ndjekur nga afër nga ministrja e Kulturës Elva Margariti së bashku me rektorin Kastriot Çaushi.

Inspektimi i rikonstruksionit të godinës së Universitetit të Arteve

Një investim i Qeverisë shqiptare, si një premtim i mbajtur, në kuadër të Paktit për Universitetin.• sisteme të reja elektrike, • hidraulike,• ngrohje,• restaurim i fasadës,• konsolidim i kornizave të dritareve.

Gepostet von Elva Margariti am Donnerstag, 12. September 2019