Vetëm tre ditë kanë zgjatur pushimet e kreut demokrat jashtë vendit. Pas publikimit në media të fotove teksa po largohej me nxitim nga Rinasi, ai sajoi një takim me shqiptarët që punojnë për deputetin e tij në Milano.
Mësohet se ai ka mbërritur para pak minutash në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që PD ka njoftuar mediat pranë saj se në protestën e sotme do të jetë në zonën e Unazës së re edhe kryetari i opozitës sëbashku me deputetët që merren me organizimin e protestave, si Albana Vokshi dhe ccuni I Fahriut, Klevis Balliu.

Prej tre ditësh, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jo vetëm që nuk është fizikisht në Shqipëri, por as në rrjetet e tij sociale nuk ka lëshuar asnjë germë apo imazh.

Për të justifikuar fotot të cilat qarkulluan në media dhe në rrjetet sociale, ka menduar deputeti i PD, Agron Shehaj, i cili organizoi me nxitim një aktivitet me rastin e 28 nëntorit në Milano. Por ajo që binte në sy ishte se i gjithë aktiviteti ishte i mbushur me punonjësit e deputetit democrat, i cili zotëron një sërë kompanish me një numër tepër të konsiderueshëm punonjësish në Milano. Për ta bërë edhe më të besueshme, i gjithë aktiviteti u transmetua në Facebook-un e Bashës, por që binte në sy mungesa e organizimit për shkak të kohës tepër të shkurtër. Fakti që prej datës 28 Nëntor, ora 20:04, ai nuk shfaqet as në Facebook, kjo zhduk çdo dyshim.

Madje për të treguar që kjo gjë ishte e sajuar, mjaftojmë të shikojmë se Basha ka qenë i pashoqëruar nga stafi i tij, ku mungojnë fotot dhe videot, duke përcjellë gjithçka përmes telefonit të tij. Nëse do të ishte në Shqipëri do ta shikohej në ambientet e Partisë Demokratike ose më e pakëta do të dilte t’i bashkohej protestave të disa përfaqësuesve demokratë për të penguar zhvillimin e Projektit të Unazës së Madhe. Por asnjëra nga këto nuk ka ndodhur, gjë që vërteton lajmet e publikuara në disa media vendase, se Lulzim Basha është nisur me pushime në Hollandë. Me sa duket, ai si edhe shumë të tjerë kanë përfituar nga bujaria e Kryeministrit Rama për t’i dhënë edhe ditën e premte pushim, për të kaluar një fundjavë të gjatë pushimesh.