Moderatorja e njohur për thumbet që hedh herë pas here në emisionin e saj ‘Thumb’, Aulona Musta është gjithmonë e hapur me ndjekësit, mirëpret komente, por edhe përballet me shumë mllëf nga ndjekës që çfarë nuk i shkruajnë!

“Rob ma i shëmtut që je”,-i shkruan një ndjekëse në një foto të postuar në Instagram.

Megjithatë, ky ofendim meritonte dhe një përgjigje nga ana e moderatores, që e karakterizon vetëbesimi dhe gjithmonë shpreh se ndjehet mirë me veten.

“Me siguri gjithë këtë mllëf do e kesh ngaqë ke hundën e shtrembër për vete. Po s’ka gjë, mos u mërzit, se bëhet operacion”,-i përgjigjet Aulona Musta.