Drejtuesit e Liverpoolit kanë ofruar plot 75 milionë euro për të marrë portierin e Romës dhe Kombëtares braziliane, Alisson Becker, ndërsa nga momenti në moment pritet edhe përgjigja pozitive nga ana e italianve.

Mario Monchi e kishte theksuar shpesh se portieri do të largohej vetëm kundrejt 75 milionë eurove dhe tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pranojë ofertën, ndonëse verdhekuqtë presin një “mësymje” të Chelseat, me një ofertë akoma më të lartë.

Gjithsesi mediat italiane raportojnë se blutë e Londrës nuk kanë ndërmend të nxitohen në këtë drejtim, të paktën jo para se të përfundojnë shitjen e Courtois te Reali i Madridit dhe deri atëherë, Alisson do të jetë nisur për në Angli, me destinacion Liverpoolin.