Planet për t’i bërë turistët të paguajnë për të vizituar monumentin e Panteonit në Romë do të braktisen, sipas ministrit italian të Kulturës, Alberto Bonisoli.Në një mesazh në Facebook, Bonisoli tha se nuk donte të kufizonte qasjen në këtë vend, një ish-tempull pagan gati 2 000-vjeçar që është kthyer në një kishë katolike.
“Nëse një turist dëshiron të na japë një dorë (me një ofertë), kjo do të jetë gjithmonë e mirëpritur, por Panteoni është dhe duhet të mbetet një tërheqje”, tha Bonisoli.
Panteoni u ndërtua nga perandori Adriano në shekullin II dhe është një nga monumentet më të mira të Romës.
Është e famshme kupola e saj e madhe me një vrimë të rrumbullakët në majë, e cila hedh një rreze drite në brendësinë e tij të mermertë.Gjithashtu në të ndodhen eshtrat e mjeshtrit Rafaelo dhe të disa anëtarëve të ish-monarkisë italiane.