Braziliani i Real Madridit, Rodrygo Goes, e bëri një intervistë me Esporte Interativo dhe foli për marrëdhënien e tij me Zinedine Zidane, Vinicius Juniron, Neymarin dhe Casemiron. Pasi shkëlqeu në ndeshjen kundër Leganes, ylli në ngritje i Real Madridit, Rodrygo goli për marrëdhënien e tij të mirë me Vinciusing, mundësinë e takimit me Neymarin në Ligën e Kampionëve dhe për takimin e parë me trajnerin Zinedine Zidane, transmeton Gazeta Express.
Javë e mrekullueshme. Titullar në Ligën e Kampionëve, i ftuar nga Neymari dhe një gol në debutimin tënd në Bernabeu. Si ndihesh?
Shumë i lumtur, është e pamundur. E kam realizuar një ëndërr. Për mua, do të ishte mjaftueshëm të luaja disa minuta, por Zidane më bëri titullar. Është e pamundur ta kem një javë më të bukur. Mendoj se e shfrytëzova mundësinë dhe fakti që jam ftuar nga Tite tregon gjithçka.
Si e përballon konkurrencën me Vinicisuin? Në të njëjtën mënyrë si me pjesën tjetër të skuadrës. Është një konkurrencë e shëndetshme. Viniciusi dhe unë jemi shokë të mirë, bashkëlojtarë, dhe nuk flasim për këtë. Nuk kemi nevojë. Gjithashtu, Viniciusi më ndihmon shumë çdo ditë sepse ai erdhi këtu para meje. Në Brazil njerëzit tentojnë të na krahsojnë, por kjo s’ndodh kurrë mes nesh. Ne jemi shokë, e ndihmojmë njëri-tjetrin dhe bëjnë gjithçka të mundur për t’i ndihmuar njëri-tjetrit të kemi sukses.
Çfarë marrëdhënie ke me Zidanen? E njihja atë më parë sepse unë u njoftova me klubin vitin e kaluar, ai u kthye. Kur u takova me të, më zunë të dridhurat. Nga fillimi, ai gjithmonë më ka trajtuar mirë dhe më ka mësuar shumë gjëra. Në fillim të sezonit, kur isha i lënduar, unë nuk ndihesha mirë, isha pothuajse në depresion. Por, ai vinte çdo ditë në departamentin mjekësor dhe më fliste për të më inkurajuar. Kjo ishte shumë e rëndësishme për motivimin tim gjatë procesit rikuperues. Ai më dha shumë vetëbesim dhe unë u ktheva më i fuqishëm.
A e ke ndonjë lojtar që e përdor si shembull për t’u frymëzuar? Casemiro, pa asnjë dyshim. Ai është shembull për të tjerët pasi që edhe pasi ka arritur gjithçka në karrierën e vet, ai punon jashtëzakonisht shumë. Nuk e kisha njohur atë më parë dhe e vërteta është që ai është lider. Është e pamundur të flasësh me ty pa e përmendur Neymarin. Ju të dy keni ardhur nga Santos dhe pritet të takoheni në Ligën e Kampionëve më 26 nëntor.
Unë kurrë s’kam luajtur kundër Neymarin dhe nuk është që më tërheq shumë mundësia e të luajturit kundër tij. Shpresoj që ai s’do të luajë (duke qeshur). Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, do të jetë e mrekullueshme ta shohim atë duke luajtur. Shpresoj se bashkëlojtarët e tij do të mbrohen mirë dhe do ta ndalin atëI