Të paktën 1 987 migrantë kanë humbur jetën në 10 muajt e parë të vitit 2018, raporton Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM) në raportin e saj të fundit.

”Në fund të tetorit, zbarkimet nga deti në EUropë ishin 97 857 prej të cilëve 48% (47 433) në Spanjë”, vuri në dukje IOM, që shtoi se Mesdheu mbetej rruga më vdekjeprurëse për migrantët.

Sidoqoftë, këto të dhëna janë në rënie krahasuar me vitin 2017, ku në të njëjtën periudhë vdekjet ishin 2 844, ndërsa në 2016 arritën bilancin tragjike prej mbi 4 000.