Mbrojtja e të dhënave ishte motivi që mblodhi në Tiranë përfaqësues të lartë të politikës shqiptare, ndërsa partnerët e huaj theksuar rrezikun që vjen nga Kina, e cila kërkon të ketë ndikim në përhapjen e rrjetit 5G.

Sqarime te plota i dha gjenerali amerikan James Jones.

“Me modelin dhe sjelljen e Kinës, 5G mund të përdoret për të kontrolluar të dhënat globale. Kina ka qëllimet e saj strategjike për pajisjet e saj të rrjetit. Ajo i shikon pajisjet 5G si platforma tregtare inteligjente që vendoset në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë botën. Ato i japin në dorë një lak shumë të fuqishëm”, tha gjenerali Jones

Sink. Në lidhje me rrjetin 5 G, u shpreh edhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Shqipëri Leyla Moses-Ones, e cila ritheksoi se disa gjëra nuk janë për shitje, kurse kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu referuar bisedës me të, tha se “Shqipëria do të jetë një nga vendet e para që do të firmosë memorandumin e bashkëpunimit me SHBA-të.

Një qëndrim për rrezikun që vjen nga teknologjia e kishte edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli.

“Edhe në Gjeorgji kemi risqe dhe kërcënime nga Rusia. Kemi një luftë të madhe kibernetike dhe vendet duhet të bashkëpunojnë shumë më tepër për të ndaluar masa të tilla” tha Tsereteli.

Konferenca me temë “Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë” bëri bashkë maxhorancën me opozitën, ndërsa të pranishëm ishin edhe personalitete të njohura. Kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi, në fjalën e tij kritikoi edhe një herë vendimin e Bashkimit Europian, për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.