Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti.
“I dashur Albin,
Ju uroj përzemërsisht për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Republikën e Kosovës.
Qytetarët e Kosovës i besuan dhe e votuan Lëvizjen Vetëvendosje dhe unë kam besim se Qeveria e dalë nga këto zgjedhje do të punojë pa u lodhur për zhvillimin, prosperitetin, paqen, sigurinë dhe integrimet atlantike dhe europiane të Kosovës.
Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si deri tani, do të nxisë e mbështesë fuqimisht bashkëpunimin parlamentar si edhe bashkëpunimin midis qeverive dhe institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës.”, shkruhet në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, drejtuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti.