Kampionati Botëror që do të nisë në Rusi më datë 14 qershor do të kushtojë plot 14.2 miliardë dollar dhe do të jetë njëherësh kompeticioni futbollistik më i kushtueshëm në histori. Këtë fakt e konfirmojnë rusët përmes “Rbk”, sipas të cilës, Rusia ka tejkaluar me shumë miliardë investimet zyrtare të parashikuara.

Raportohet se plani ishte që investimi total të arrinte në nivelin e 683 milionë rubla, ose 11 miliardë dollarë. “Rbk” përllogarit në fakt se vetëm infrastruktura e transportit për Botërorin ka kushtuar 6,11 miliardë dollarë, ndërsa ndërtimi i stadiumeve 3,45 miliardë dollar. 680 milionë dollar ka kushtuar ndërtimi dhe ogranizimi i strukturave pritëse.