Në Rostov do të luhet një takim mjaft interesant mes Islandës dhe Kroacisë. Kroatët që tashmë janë të kualifikuar për në fazën tjetër, luajnë të qetë në këtë takim dhe Daliç ka hedhur në fushë disa lojtarë të rinj, duke lënë pushim shumë protagonistë.

Nga ana tjetër, Islandës i duhet fitorja me të paktën 3 gola diferencë, dhe të lutet për një fitore minimale të Argjentinës ndaj Nigerisë ose barazim.

Formacionet zyrtare:

ISLANDA: Haldorson, Magnuson, Sigurdson, Ingason, Saevarson, Bjarason, Halerdeson, Gunarson, Gudmundson, Finbogason, Sigurdson
Trajner. Heimir Hallgrimson

KROACIA: Kaliniç, Pivariç, Çaleta-Car, Çorluka, Jedvaj, Badelj, Modriç, Perisiç, Kovaçiç, Pjaca, Kramariç
Trajner. Zlatko Daliç