Ish-kryeministri Sali Berisha i ka komentuar ashpër dy letrat e hapura të kryeministrit Edi Rama, i cili fton në dialog pa kushte kryedemokratin Lulzim Basha.
Berisha thotë se letrat e Ramës janë të mbushura me vrer, çka do të thotë se ai vjell vrer ndaj kundërshtarit politik.
Në emisionin “Opinion”, Berisha e quajti Ramën “bastard të etërve të tij” që dëshiron zhdukjen e opozitës.
Pjesë nga deklarata:
Duke lexuar dy letrat e tij, ju do të gjeni se ai është i veti shqiptar sot mbi tokë, që nuk ndjen asnjë përgjegjësi për krizën e krijuar, që gjithçka e projekton te kundërshtari.
Asnjë njeri nuk mendon që ai nuk ka përgjegjësi.
Unë kam besim të madh te çdo njeri normal, pavarësisht nga bindjet, e ka të qartë se çfarë do të thotë futja e bandave në proces zgjedhor.
Të shkruash letër duke nxjerrë të gjithë vrerin te kundërshtari, kësaj i thonë të vjellësh vrer.
Ai tregon veten një trashëgimtar primitiv të të parëve të tij, kur thotë se do të ishte ogur i mirë zhdukja e opozitës.
Nuk mund ta thotë kurrë një kryetar qeverie.
Mos harro se ka trashëguar partinë terroriste të krimit, e cila ka larë në gjak opozitën. Imagjinoni se cilin kemi kryeministër, kemi një bastard të etërve të tij mizorë që e mbajtën vendin…
Që në këtë moment, ajo letër është për t’u hedhur në koshin e plehrave.