Kryetari i ri i bashkisë Devoll mori të premten detyrën dhe sot hyri në zyrë për të vazhduar punët dhe shërbimet në krye të bashkisë Devoll por situata është acaruar pasi një grusht protestuesish të PD me në krye ish kryetarin e bashkisë dhe Salianjin dolën të protestonin para bashkisë.
Lidhur me këtë situatë reagon edhe ish deputeti i PD, Ervin Salianji
“Populli në këmbë për të mbrojtur bashkinë legjitime, ndërsa policia e FNSH mbrojnë njeriun e votuar vetëm nga 6 përqind e qytetarëve që është ngujuar brenda prej 3 ditë duke e kthyer bashkinë në fjetore.
Më shumë se 50 forca të FNSh dhe 100 policë ruanin pretendentin për të fjetur qetê, pêr të ngrënë dhe pirë i vetem dhe pa administrstë në zyrat bosh!
Edhe pse ora 16:00 pretendenti vazhdon të fshihet brenda bashkë me polici, qytetarët i dhuruan në mënyrë simbolike krevat për “fjetoren” e uzurpuar!”, shkruan Salianji në postimin e tij.