Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në Fax Neës deklaroi se nëse kërcënimi i Kreut të KQZ-së provohet nga autoritetet, atëherë kjo është një ngjarje tejet e rëndë.

Salianji argumentoi se një gjuhë e tillë është nxitur edhe nga vetë kryeministri Rama për të cilin tha se gjatë gjithë fushatës, ka bërë deklarata duke përdorur një gjuhë urrejtjeje dhe përçarëse.

“Një gjuhë e tillë është e frymëzuar edhe nga Rama i cili përgjatë gjithë fushatës ka përdorur një gjuhë përjashtuese, përçarëse dhe urrejtjeje”.

Protesta e 8 Korrikut, çfarë prisni nga ajo?

Salianji: Është një situatë ku ne presim masivitet dhe përkrahje dhe ku ne do të falenderojmë qytetarët për sakrificën dhe mbështetjen kudër Edi Ramës dhe zgjedhjeve të 30 Qershorit. Rama e ktheu këtë datë në një referendum, dhe ai e ka humbur rëndshëm, e vetmja alternativë e tij ishte pjesmarrja. Nëse do të merrnin pjesë 35 % të shqiptarëve atëherë do të kishte të drejtë. Por ai në rastin konkret duhej që së paku të jepte dorëheqejen, por ai nuk e ka bërë asnjëherë këtë gjë. Ne e denim që në fillim se beteja nuk ishte e lehtë por ne do të vijojmë deri në fundin e saj.

A ka një skenar për zhvillimin e protestës së 10 kombëtare?

Salianji: Ne i kemi dhënë rëndësi gjithmonë pjesmarrjes së madhe. Ndërkohë që kërkesat që kemi për të shtruar është largimi i Ramës, zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe së fundmi edhe hetimin e shpejtë të dosjeve të dala nga përgjimet e fundit. Është një tjetër akt i opozitës së bashkuar e cila do të vazhdojë të bind dhe të ofrojë alternative të reja për qytetarët. Për të krijuar mundësi dhe kushte reale për qytetarët shqiptarë që fatkeqësisht po ikin masivisht.

Është pjesë e skenarit zhvendosja e protestës para Kuvendit?

Salianji: Ne jemi vetëm në situatën ku dimë se do të ketë pjesmarrje të madhe dhe ne po shkojmë në çdo qytet dhe po bëjmë thirrje kudo nëpër media për të marrë pjesë masivisht me 8 Korrik.