Drejtoresha “hot” e Tatimeve”, jo Briseida Shehaj, por e mirënjohura aktore e humorit Delinda Disha, vendosi që ta mbyllë “mandatin” e saj 4-vjeçar në “Portokalli”.
Aktorja i’u bashkua një tjetër programi “Klanifornia Show” dhe kjo lëvizje e saj ishte e papritur.
Për herë të parë për këtë temë ka folur prezantuesi dhe aktori i show-t të humorit, Salsano Rrapi i ftuar mëngjesin e së martës në emsionin “Rreze Dielli”.
I pyetur nga prezantuesit e emisionit për mënyrën se si u prit largimi i Delinda Dishës nga “Portokalli” në “Klanifornia”, Rrapi u shpreh:
“Ishte çudi…Delinda iku fshehurazi”.
Salsano shtoi gjithashtu se ikja e Delindës ka ndodhur në momenti kur trupa e show-t të humorit në Top Channel ka mbyllur turin e verës nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe se askush duket se nuk e ka pritur ikjen e aktores.