Seanca parlamentare ka nisur sot me një debat mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kreut të Kuvendit. Deputeti i djathtë pretendoi se është kërcënuar me një SMS në celular për veshjen e tij.

Ai tha se përveç kërcënimeve, i është mohuar edhe e drejta e fjalës. Por nga ana e tij, Gramoz Ruçi tha se nuk ka asnjë kërcënim, por një kërkesë për të respektuar kodin e veshjes. “Respekto kodin e veshjes dhe rregulloren. Dhe mos ndalo autoshkollën para Parlamentit” –tha Ruçi.