Sergio Ramos, ka reaguar përmes një postimi në rrejtët sociale pas shkarkimit të Julen Lopetelui dhe emërimit të Fernando Hierrors në vend të tij.
Mëngjesin e sotëm, mediat spanjolle raportuan se lojtarët spanjollë me në krye kapitenin Ramos, po bënin përpjekje të mëdha për ta shpëtuar Lopeteguin nga shkarkimi.
Megjithatë, Federata e Futbollit të Spanjës e shkarkoi Julen Lopetegui duke i tronditur të gjithë. Shkarkimi i tij erdhi si pasojë e marrëveshjes që Lopetegui e kishte bërë fshehurazi me Real Madridin për t’u ulur në stolin e këtij të fundit pas përfundimit të Botërorit.
Ndërkohë, Ramos ka shkruar se Kombëtarja është e bashkuar.
“Ne jemi Kombëtarja, e përfaqësojmë emblemën, ngjyrat dhe vendin. Përgjegjësia dhe përkushtimi janë me ju dhe për ju. Dje, sot dhe nesër gjithmonë të bashkuar”.Presidenti i Federatës spanjolle tha se ata nuk kishin qenë në dijeni dhe e kishin kuptuar se Lopetegiu do t’i bashkohej klubit madrilen vetëm pesë minuta para se njoftimi të bëhej publik. j.j