Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë nënvizon se mbetet e angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e ligjit në Shqipëri.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë”, – njofton ambasada e SHBA.
Ambasada njofton se, “çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”. Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre.
Mashtrimi me anë të dokumenteve është një formë e zakonshme korrupsioni që kërcënon integritetin e vizave dhe pasaportave të SHBA si dhe lehtëson krimet monstruoze të kontrabandës dhe trafikimit të njerëzve. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike (DSS) të SHBA është në vijën e parë të përpjekjeve për ta ndalur atë.
Agjentët dhe hetuesit e DSS po punojnë në mbi 270 ambasada dhe Konsullata të SHBA në mbi 170 vende të botës. Ambasada e SHBA në Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po punojë për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre.
Nëpërmjet partneriteti të ngushtë SHBA – Shqipëri, Agjentët e DSS kanë shkatërruar disa rrjete të dokumenteve të rreme duke çuar në arrestime dhe ndjekje penale të shumëfishta. Hetuesit e DSS kanë ekspozuar korrupsion brenda forcave të policisë dhe aparatit të sigurisë së aeroportit. Këto hetime kanë çuar në arrestime, largim nga detyra të zyrtarëve të korruptuar dhe vendime disiplinore kundër zyrtarëve të lartë policorë.
Agjentët e DSS së bashku me zyrtarë nga Policia e Migracionit dhe Kufirit kanë kryer trajnime në 80% të pikave të kalimit të kufirit në Shqipëri për të identifikuar më mirë dokumente udhëtimi false dhe të rreme, për të siguruar më mirë kufijtë e Shqipërisë, gjurmuar dhe zmbrapsur trafikun e klandestinëve. Është korrupsion të kryesh mashtrim me anë të dokumenteve, është edhe krim.