Nga Endri Kajsiu/
Ilir Meta ka dhene nje interviste per News 24 sot, ku nder te tjera ka thene (po e permbledhim), se Rama duhet te ndjeke shembullin e Zaev, pra te dorehiqej.
Pavarsisht faktit se Zoran Zaev nuk eshte dorehequr sic kishte paralajmeruar, por do te coje vendin ne zgjedhje te parakoshme pas 7 muajsh, Ilir Meta nuk ka ngurruar te heqe fije paraleleje. Nga ana tjeter, edhe pse Shqiperia e Maqedonia e Veriut nuk kane asnje te perbashket vec faktit qe kishin kryer detyrat e shtepise se dhena nga BE (pasi Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin sepse iu premtuan negociatat), Ilir Meta beri nje sy qorr e nje vesh shurdh dhe tha se realiteti eshte njelloj ndaj Rama duhet te beje si Zaev.
Por edhe sikur ai te kishte te drejte per nje moment per te gjitha çfare tha, Ilir Meta mbetet i fundit qe mund te jape keshilla apo te flase si te jete shembull per tu ndjekur. E kjo sepse vete ai, para pak muajsh deklaroi se nese Komisioni i Venecias shprehet se ai ka shkelur Kushtetuten, do dorehiqej, por pasi Venecia e tha e zeze mbi te bardhe se anullimi i zgjedhjeve nga ky ishte nje veprim qe kushtetuta nuk e lejonte, ai iu sul komisionit dhe nuk e dha doreheqjen.
Ndaj, Ilir Meta pavarsisht te gjithe trajtimit jokorrekt te ceshtjes se negociatave, ku qartazi ai edhe pse eshte president mban nje krah politik, ka edhe nje te mete tjeter kur flet per doreheqjen e te tjereve: Ai nuk e ka dhene ate kur eshte perbetuar se do e bente.