Vala e të nxehtit përvëlues që ka përfshirë Evropën këto javë ka nisur të marrë edhe jetët e para.

Si shkak i të nxehtit Saharian, në shumë vende janë regjistruar temperatura deri 40 gradë Celsius, raportohet të kenë humbur jetën 8 persona.

Ndërkohë, meteorologët paralajmërojnë se temperaturat do të rriten edhe më shumë në ditët e ardhshme.

Në Spanjë është raportuar për viktimën e parë që ka humbur jetën si pasojë e të nxehtit. Bëhet fjalë për një 17-vjeçar që humbi jetën sot nga një goditje e të nxehtit në një fshat në Andaluzi, në jug të Spanjës.

I riu raportohet të ketë qenë brenda një pishine, por menjëhërë pasi kishte dalë pati spazma dhe u transportua në departamentin e urgjencës.

Veç këtij rasti, të paktën tre persona kanë humbur jetën në Francë, tre në Gjermani dhe një tjetër në Itali.

Ekspertët ia kanë atribuuar temperaturat e larta kombinimit të një stuhie mbi Oqeanin Atlantik me presionin e lartë mbi Evropën qendrore, e cila po importon ajër të nxehtë nga Saharaja.