Drini Zatriqi është një nga ish-menaxherët e disa prej këngëtarëve më të njohur. Ai ka zbuluar shifrat marramendëse që fitojnë këngëtarët shqiptarë me anë të një statusi në Facebook.

Zatriqi shkruan se me qeverinë e re duhet të rregullohet edhe tatimi i estradës, pasi këngëtarët po u shpëtojnë detyrimeve ndaj shtetit. Ai ka treguar se një artist mesatarisht brenda një viti fitoni mbi 500 mijë euro.

“Mesatarisht artistët me të paguar fitojnë mbi 500.000 euro në vit ! Numri i koncerteve nxirret lehtë pasi posterat publikohen edhe nga klubet por edhe nga vetë artistët, kurse nëpër dasma duhet metodë tjetër me i identifiku performancat”.

Çmimet për disa artistë për koncert: Tayna 8.000 – 12.000 euro Ledri Vula 8.000- 10.000 euro Capital T 6.000 – 8.000 euro Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro Dhurata Dora 6.000-7.000 euro Noizy 6.000 – 8.000 euro Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro PINT 4.000 – 6.000 euro Meda: 6.000 – 7.000 euro Labi – 5.000 euro Sinani – 5.000 euro Dani – 5.000 euro Fero 3.000 – 4.000 euro Rina 3.000 – 4.000 euro Gjiko 3.000 – 4.000 euro

Ai sqaron se çmimet janë edhe më të larta tek disa prej artisteve, por ato janë pasqyruar me mesatare.