Gjatë kësaj periudhe ka patur fluks pacientësh në të gjitha Qëndrat Shëndetësore për kryerjen e vaksinimit.Prindërit janë ndërgjegjësuar dhe kanë vepruar duke i çuar fëmijët të vaksinohen, por duke u vaksinuar edhe vet.

Nga raportimet e deri tanishme në Institutin e Shendetit Publik gjatë vitit 2018 janë kryer mbi 113,237 vaksinime, nga të cilat, mbi 51.227 janë vaksinime sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç.

Ndërkohë janë kryer edhe rreth 62,000 vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

Që prej fillimit të sezonit të gripit Ministria e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shendetit Publik kanë ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese për kryetjen e vaksinës ndaj fruthit dhe kryerjen e vaksinës antigrip.