Bashkia e Shkodrës ka realizuar hapjen e rrugës Kir- Mali i Shoshit, segmentit deri në qafën e Malit të Shoshit.
Sipas administratorit të Njësisë Administrative Pult, Tom Marku, “puna po vijon dhe rruga do të hapet shumë shpejt deri në kantierin pas Malit të Shoshit”.
Reshjet e borës si dhe temperaturat e ulëta gjatë muajit janar sollën probleme kryesisht në njësitë e thella administrative të Qarkut të Shkodrës, ndërsa puna ka vijuar me intensitet për hapjen e të gjitha rrugëve.