Melinda Major ishte në gjumë në dhomën e saj të hotelit në Memphis, Tennessee, mëngjesin se së premtes, kur ndjeu diçka që i lëvizte rreth krahut të saj. Ajo ndodhej në qytet pasi kishte një takim me një doktor.
Kur hapi sytë mendoi se bëhej fjalë për një ëndërr të keqe. Një gjarpër i hollë, i gjelbër, shtrihej në krahët e saj. Major menjëherë u largua nga krevati duke larguar zvarranikun nga krahu.
Gjarpri goditi kokën dhe u kthye përsëri në krevat. Major kërceu mbi shtratin tjetër në dhomë. Më pas mori në telefon stafin e hotelit që erdhën menjëherë në dhomën e saj. Ata hoqën gjarprin pa u lënduar askush.