Lumi Gjanica në Fier po pastrohet në të gjithë gjatësinë e tij për të shmangur rrezikun e përmbytjeve gjatë muajve të dimrit, kur shtohen ndjeshëm prurjet.

Nisur nga fakti se edhe vitet e shkuara, lumi Gjanica ka shkaktuar probleme në zonat ku kalon, Bashkia e Fierit ka nisur pastrimin e shtratit të lumit nga grykëderdhja në të gjithë gjatësinë e tij.

Ndërhyrja e Bashkisë synon të shmangë rrezikun e përmbytjeve në Fier, fenomen problematik ndër vite. Është një sasi e konsiderueshme mbetjesh dhe mbeturinash që hiqet çdo vit për të evituar rastet e përmbytjeve.

Vëmendje e veçantë i kushtohet pastrimit poshtë urave ku grumbullohen mbetjet, por edhe pikave ku lumi ka tendencë të ngushtojë shtratin e tij.