Arjon Muça mbetet një nga meshkujt më simpatikë të showbizit dhe shumë i pëlqyer nga femrat. I ftuar sot në “Thumb”, moderatori tregoi se merr shpeshherë mesazhe nga vajzat të cilat madje i dërgojnë edhe foto lakuriq.

“Më dërgojnë foto ku duket vetëm dekolteja. I kthej përgjigje të gjithave, i them faleminderit. Po nuk i ktheve bëhen keq dhe fillojnë të shajnë. Shkruajnë kush je ti, të bësh kështu, fshijnë foton dhe shajnë deri në pikën e fundit. Unë i them faleminderit për foton, por nuk kishe pse. Më mirë kur sillesh kështu”, u shpreh Arjoni.