PSG ka njoftuar se nesër në orën 15:00 do të bëhet prezantimi i Gianluigi Buffon.

Portieri 40 vjeçar zbuloi kohët e fundit se pse ai zgjodhi të bashkohet me gjigantët francezë pasi u paraqit për Juventusin për 17 sezone. Buffon dhe PSG arritën një marrëveshje 12-mujore me një opsion për një vit shtesë.

Buffon deklaroi se ishte “ambicija” e PSG që në fund e çoi atë të bënte lëvizjen e tij të parë jashtë vendit.