Gjenden dy turistët shqiptarë të cilët u zhduken në Kanionin e Holtës.

Policia njofton se, dy personat e tjerë janë shëndoshë e mirë.

Ju kujtojmë se një 25-vjeçare nga Lushnja u gjet e pajetë si pasojë e rrëmbimit nga rryma e fuqishme e ujit.

“Personat qe kishin humbur kontaktet ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit.

Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.

Edhe personat e tjere qe u gjeten me pare nga policia nuk kane probleme per shendetin.

Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj.

Nderko vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe ska persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme“, njofton policia.