Shqipëria do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të Ligës së Kombeve ndaj Skocisë në datën 17 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi”, atu ku kuqezinjtë duhet të fitojnë me rezultat të thellë për të shpresuar në një biletë për një vend në Europianin e ardhshëm.

Tifozeria pritet të jetë e zjarrtë në këtë takim dhe ndryshe nga ndeshja me Izraelin, gjithçka duket më e qetë pavarësisht se do të ketë tifozë edhe nga Skocia. Madje, tifogrupi më i madh i Shqipërisë, që janë “Tifozat Kuq e Zi” do të luajnë një ndeshje miqësore ndaj tifozerisë skoceze, e quajtur “Tartan Army Select.

Ky takim, do të luhet një ditë para ndeshjes zyrtare, duke nisur nga ora 19:00 në “Qendrën Stërvitore të ekipeve Kombëtare” në Kamzë. “Një jetë në tribuna, të premten pak në fushë!”, shkruajnë “Tifozat Kuq e Zi” në njoftimin e tyre në “Facebook”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/