Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka reaguar pas humbje së thellë që kombëtarja e Shqipërisë pësoi dje në ndeshjen miqësore me Kosovën.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Ndreu theksoi se fitorja e ekipit të Kosovës nuk duhet parë as si triumf i fituesve e as si katastrofë e humbësve.
Mes të tjerash Ndreu i krethu përgjigje indirekt dhe gazetarit Berat Buzhala për të cilin tha se fyerjet reciproke dhe epitetet banale nga ndonjë gazetar me mllef janë të panevojshme.
Më tej ai shtoi se ne jemi krenar dhe se jemi mundur nga vellezërit e vegjël.
Reagimi i Ndreut
Fitorja mbrëmë e ekipit te Kosovës nuk duhet pare as si triumf i fituesve e as si katastrofe e humbesve. Mbi te gjitha jemi nje komb, nje gjak.
Fyerjet reciproke dhe epitetet banale nga ndonje gazetar me mllef jane te panevojshme!
Ne Shqiperi nuk eshte fyer, perdore, e as nenshtruar askush!
Perkundrazi ju eshte dhene mundesia qe te luajne, te bejne kapitenin, te duartrokiten dhe te respektohen njelloj si shqiptaret e Kosoves ashtu dhe te Shqiperise !
Per kete ne jemi krenar dhe se jemi mundur nga vellezerit e vegjel !j.j