Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri të ditur se sot në Këshillin e Përhershëm, pas një pune të pakursyer përgatitore dhe një bashkëpunimi të shkëlqyer në kuadër të Trojkës, Sllovakia i dorëzoi zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, ky moment, sipas Cakaj, shënon suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë, pas anëtarësimit në NATO.

“Sot në Këshillin e Përhershëm, pas një pune të pakursyer përgatitore dhe një bashkëpunimi të shkëlqyer në kuadër të Trojkës, Slovakia i dorëzoi zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë ????! Ky moment shënon suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO!

Për një vit me rradhë, Shqipëria do të jetë kryesuese e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, duke mbuluar gjithë hapësirën nga Vankuveri në Vladivostok! Shqipëria gëzon kapacitetet e plota për të adresuar prioritetet e Kryesisë së saj në mënyrë efektive dhe për të kryer detyrimet ndaj vendeve pjesëmarrëse në mënyrë të përgjegjshme ?!”, shkruan Cakaj.