Ndeshja e sotme mes Turqisë dhe Shqipërisë ka qenë e pazakontë në llojin e saj që në minutat e parë.

Kjo pasi gjyqtari rumun Hategan është treguar shumë bujar sa i përket dhënies së kartonëve të verdhë duke nxjerrë shpesh nga xhepi edhe për faulle relativisht të lehtë.

Një situatë që nëse përsëritet edhe në pjesën e dytë, mund të sjellë një dënim nga UEFA për kuqezinjtë.

Në pjesën e parë të lojës, gjatë atyre 25 minutave, u ndëshkuan me karton të verdhë Dermaku, Bare dhe Memushaj, të tre nga minuta e 4, deri në minutën e 12, në një sfidë shumë të tensionuar.

Sipas “Vipsport”, nëse kuqezinjtë ndëshkohen edhe me 2 kartonë të tjerë të verdhë, atëherë për kombëtaren shqiptare do të hyjë në fuqi neni i “sjelljes së papërshtatshme” të komisioneve disiplinore të UEFA-s.

Ky i fundit parashikon gjobë për të gjithë skuadrat të cilat ndëshkohen me 5 apo më shumë kartonë të verdhë.

Bëhet fjalë për një gjobë e cila fillon nga 5000 euro, për të vazhduar në sanksione më të rënda aq më i madh të jetë numri i kartonëve me të cilën ndëshkohet një ekip brenda 90 minutave.