Sonte në puntatën e parë për këtë sezon të emisionit të tij “Xing me Ermalin”, Ermal Mmamaqi është shfaqur me një look krejtësisht të ndryshëm.
Moderatorin e njohur jemi mësuar që në emisionin e tij ta shohim të veshur kryesisht me kostume serioze, ama këtë herë ai ka guxuar duke mbajtur pantallona të shkurtra. Gjithçka duket se ka qenë ideja e tij që në puntatën e parë të shfaqet në ekran ndryshe nga zakonisht, duke dalë kështu nga kornizat e moderatorit klasik.
Të ftuarit në këtë puntatë të “Xing me Ermalin” janë Afërdita Dreshaj dhe Dalina Buzi e shoqëruar nga bashkë- moderatoret e “Hostel by Anabel”. Kaq shumë vajza në këtë puntatë të parë duket se do të jenë një ogur i mirë për vjimësinë e emisionit në këtë sezon.
“Xing me Ermalin” do të transmetohet në javët në vazhdim çdo të shtunë në orën 21: 40 në ekranin e “Tv Klan”.