Si pasojë e zhvillimit të një qendre të presionit të ulët atmosferik, në brigjet italiane do të ketë kushtëzime edhe për motin në Shqipëri. Për pasojë pritet zhvillimi i vranësirave, duke sjellë shira me intensitet mesatar në të gjithë vendin. Pasditja dhe mbrëmja sot do të sjellë përmirësim të motit, ku i gjithë territori do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Nga ‘meteoalb’, mësohet se, temperaturat do të rriten në mëngjes, por do të pësojnë rënie nga mesdita, duke luhatur vlerat ditore, nga 0 gradë celsius në 16 gradë celsius.