Skema e financimeve në sektorin bujqësor ka siguruar 1200 vende pune gjatë vitit 2018. Kështu theksoi drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca gjatë paraqitjes së buxhetit për Bujqësinë, në takimin në Ibë.
“Për bujqësinë do të investohen plot 115 milionë euro vitin e ardhshëm. Kjo shumë financohet nga buxheti i shtetit dhe IPARDI”, tha ajo.
Drejtoresha e AZHBR-së u shpreh se falë mbështetjes së institucionit që drejton, priten investime nga fermerët dhe sipërmarrësit, në vlerën 20 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm.Drejtoresha e AZHBR-së përmendi edhe disa raste ku fermerët kishin përfituar nga skemat e financimit dhe sipërmarrjet e tyre, kishin pasur sukses.
Një shembull i tillë është rasti i Zhebries në Tropojë, e cila ngriti një stallë dhe sot ka një biznes të suksesshëm.
Edhe Vasillaqi, në Boboshticë, shtoi kapacitet e akomodimit në bujtinë e tij, me 10 shtretër falë mbështetjes së AZHBR-së.Në fund, drejtoresha e AZHBR-së ftoi fermerët të investojnë në bujqësi, pasi objektivi, sipas saj, është rritja e vendeve të punës dhe zhvillimi i ekonomisë.
“Buxheti i 2019 është projektuar për të zhvilluar bujqësinë”, theksoi ajo