Për herë të parë në historinë e tij, Skënderbeu arriti të shpallet kampion i Shqipërisë dhe njëkohësisht të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë, pasi dje në mbrëmje mundi Laçin. Po çfarë ndodh në këtë rast me Superkupën, kur të dy trofetë i ka fituar i njëjti ekip?

Rregullorja parashikon që trofeu i Superkupës të diskutohet mes ekipit që i ka fituar të dy trofetë, në këtë rast Skënderbeut, dhe finalistit të Kupës së Shqipërisë, pra Laçit.

Kështu, më 12 gusht, kur është parashikuar të luhet ndeshja e Superkupës, Laçi ka rastin të marrë hak për humbjen e djeshme.

Ja çfarë thotë rregullorja:

Neni 102 Superkupa e Shqipërisë

Superkupa e Shqipërisë do të luhet midis skuadrës kampione të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore dhe skuadrës fituese të Kupës së Shqipërisë 2017-2018. Ndeshja finale e Superkupës do të zhvillohet 1 (një) javë përpara fillimit të sezonit futbollistik 2018-2019 në një stadiumin që do të përcaktohet nga FSHF.
Në rast se një skuadër brenda një sezoni, shpallet Kampione e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, atëherë Superkupa e Shqipërisë do të luhet midis skuadrës kampione të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore të skuadrës finaliste të Kupës së Shqipërisë.
Ekipi pritës për ndeshjen finale të Superkupës së Shqipërisë do të jetë ekipi fitues i Kampionatit të Kategorisë Superiore.