Shqipërinë e Christian Panuccit, është mposhtur nga Skocia me rezultatin e thellë 4-0.
Takimi nisi në malore për tanët, me Fraser që zhbllokoi takimin pas 14 minutash lojë. Për t’ia bërë më të vështirë përballjen, mendoi kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj. 32 vjeçari i Aris-it nuk i përmbajti nervat, duke goditur me kokë kundërshtarin, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Një situatë që zgjoi skuadrën e Panuccit, që nisi të shikojë përpara, duke vënë në vështirësi gardianin McGregor.
Megjithatë, Fletcher në minutën e dytë të shtesës, i dha një goditje të fortë kuqezinjve, pasi shndërroi në gol një penallti. Në fraksionin e dytë, skenën e mori James Forrest, me mesfushorin e Celtic që realizoi një dopietë brenda 12 minutash lojë. Përfundimisht 4-0 dhe Christian Panucci rrezikon shkarkimin nga stoli i kuqezinjve, që nga ana e tyre rrezikojnë të bien në Ligën D.