Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare do të zhvillojë sot në orën 18:00 protestën e radhës, e cila nuk do të jetë përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit si në nëntë tubimet e tjera, por në akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun e vendit me kryeqytetin për të paralizuar qarkullimin. Ndërkohë që dy orë përpara protestës, sot në 16:00 krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, aleatë të PD dhe LSI do të zhvillojnë një takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca.

Kjo formë protesta vjen pas vendimeve të PD-LSI për të përshkallëzuar aksionin politik, për të detyruar mazhorancën të pranojë kushtin për largimin e kryeministrit Edi Rama. Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit do të bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën, zona e Jugut do të bllokohet në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit.

Protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në Milot. Një tjetër pikë do të jetë ajo te Shkëmbi i Kavajës dhe kryesorja te sheshi ‘Shqiponja’ për të bllokuar hyrjen në Tiranë. Për të diskutuar mbi detajet e protestës, Monika Kryemadhi zhvilloi dje një takim me kryetarët e degëve të LSI-së në rrethe. Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe më parë ka bllokuar rrugët, ndërsa në 11 maj do të jetë protesta kombëtare para Kryeministrisë. Vitin e kaluar, po në këto arterie kryesore të vendit opozita bllokoi rrugët disa herë si shenjë e mosbindjes civile. Edhe tani, një vit më pas, opozita vijon që të kërkojë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. PD dhe LSI kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, ndërsa nuk u regjistruan në KQZ.

  • Pikat që do të bllokohen nga opozita
    Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja
    Durrës-Kavajë, Plepa Autostradë- përballë shtëpisë së pushimit
    Fier, rrethrrotullimi Sheq
    Elbasan, rrethrrotullimi Bradashesh
    Milot, karburanti në autostradë
  • Ish-deputetët që do ndjekin bllokimin e rrugës në Tiranë do të jenë:
    Dhurata Cupi
    Astrit Veliaj
    Fatbardha Kadiu
    Genc Pollo
    Valentina Duka
    Klevis Balliu
    Isuf Cela
    Aldo Bumci
    Izmira Ulqinaku
    Lorenc Luka
    Grida Duma
    Albana Vokshi
    Jorida Tabaku
    Halim Kosova
    Gent Strazimri
    Agron Shehaj
  • Në Durrës do të jenë;
    Edi Paloka
    Oerd Bylykbashi
    Orjola Pampuri
    Florion Mima
  • Në Elbasan do të jenë;
    Edmond Spaho
    Endri Hasa
    Luçiano Boçi
    Ervin Salianji
    Hekuran Hoxhalli
  • Në Fier do të jenë;
    Enkelejd Alibeaj
    Nada Meçorapaj
    Tritan Shehu
  • Në Milot do të jenë;
    Flamur Noka
    Lorenc Luka
    Bardh Spahia
    Izmira Ulqinaku
    Romeo Gurakuqi
    Xhemal Gjunkshi
    Lindita Metaliaj
    Andon Frrokaj