Koordinatirja e PS per Tiranen, Elisa Spiropali, deklaroi sot se eshte finalizuar procesi zgjedhor të strukturave të PS-së në Njësinë Nr. 10 në Tiranë.

“Me përfundimin e analizës së hollësishme, edhe tek Organizata Socialiste 1986, finalizuam procesin zgjedhor, në vazhdën e formatimit të çdo qelize socialiste të Tiranës”,- shprehet Spiropali.

Spiropali tha se “zgjedhjet u zhvilluan sipas objektivave të vendosur dhe padyshim iniciativës “EdheNjë” të jetësuar tashmë, ku kjo Organizatë Socialiste do të funksionojë sipas modelit ku bashkëdrejtimi i takon një gruaje dhe një burri”.