Çelsi dhe Liverpuli janë ndarë në paqe në ndeshjen e luajtur mes tyre. Sfida nisi mirë për blutë e Sarrit të cilët ngritën peshë tifozët në “Stemford Brixh” pas një goli të bukur të Eden Hazard.
Mirëpo në minutën e 89′ Daniel Starrixh ka barazuar shifrat.
Pas 7 javëve kampionat, Liverpuli mban kreun e renditjes me 19 pikë, ndërsa Çelsi zbret në vendin e tretë me 17 pikë. Lexo.al