Edi Paloka ka sulmuar zv.kryeministrin Erjon Braçe i cili paralajmëroi se dhunuesve dhe vrasësve do t’iu kujtojë gjithmonë ligjin dhe sanksionet e tij
Nënkryetari i PD shprehet se “kur Braçe flet me pasion për ligjin, të kujton qëndrimin e tij duke heshtur për kolegët e tij trafikantë”.
Paloka ka publikuar edhe një status Facebook-u të cilën e ka servirur në formë dokumenti.
Sipas tij, koha kur banda e Lushnjes vendoste fatin e zgjedhjeve tashmë ka mbaruar.
“Kur degjoj Erion Braçen qe flet me pasion per ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjehere gojen per koleget trafikante droge, vrases, perdhunues dhe me vjen te qesh.
Kur Braçe ben si i virgjer me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Rames, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e droges ne Divjake.
Kur Braçe ve doren ne zemer per ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klienteve te Edi Rames. Por me shume argetohem, kur sherbetori i Bandes se Lushnjes, na flet per burgun.
Erionet dhe braçet e Edi Rames duhet ta kene te qarte se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund!
Kushdo qe del kunder vullnetit plebishitar per zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e krimit ne qeveri, do te mbaje pergjegjesi personale! I vetmi lehtesim qe mund t’i bejme Braçes eshte qe ta vendosim ne qeline fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren”, shkruan Paloka.