Pas sezonit fantastik që Strakosha kaloi me Lacion në kampionatin italian, interesi për gardianin shqiptar ishte i pranishëm nga klubet më të njohura në Europë.
Bëhet fjalë për finalisten e “Champions League”, Liverpulin, që ishte e gatshme të ofronte 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e shqiptarit. Megjithatë Lotito vendosi të refuzonte ofertën, pasi portieri është pjesë e projektit të lacialëve edhe për sezonin e ardhshëm.
Tashmë klubi anglez duket se ka hequr dorë nga dëshira e tij për të nënshkruar me Strakoshën. Sipas asaj që raporton “The Sun”, Liverpuli po kërkon të transferojë Nick Pope, portierin e Bërnlit për shifrën e 15 milionë paundëve.