Banka e Shqipërisë në studimin të posaçëm që shoqëron projektligjin e pagesave raportoi se, bizneset shqiptare përgjithësisht shumicën e pagesave e kryejnë për blerjen e mallrave me pakicë dhe të pajisjeve (37% e totalit të vëllimeve vjetore).

20% e totalit të pagesave të iniciuara nga bizneset përfaqësojnë pagat, ndërkohë që faturat periodike dhe sigurime të ndryshme përbëjnë përkatësisht 14% dhe 13% të totalit të pagesave.

Përsa i përket pagesave të iniciuara përmes internetit, transfertat elektronike të kreditit përbëjnë gjysmën e këtyre pagesave, pasuar nga debitimet direkte (27%), dhe të ndjekura nga pagesat me kartë krediti dhe debiti (përkatësisht 13 dhe 9%).

Transfertat elektronike të kreditit dhe transfertat e debitimit direkt nuk janë të rëndësishme për ndërmarrjet mikro dhe bizneset e vogla, por përdoren më së shumti nga bizneset e mesme dhe të mëdha.

Në total, bizneset në Shqipëri kanë shpenzime vjetore të barabarta me 0.6% të PBB-së në kontekstin e marrjes dhe inicimit të pagesave nëpërmjet gjithë instrumenteve të pagesave, ku vetëm cash-i përfaqëson 0.30% të PBB-së ose gjysmën e kostove totale.