Franca do të luajë finalen e Botërorit të Rusisë ndaj Kroacisë, për të diskutuar kështu fundin e një turneu të mrekullueshëm.

Surprizat ishin kryefjala e këtij Botërori, por pavarësisht kësaj, francezët nuk kanë zhgënjyer në pritshmëritë që ishin për ta, duke kaluar në finale. Nga ana tjetër do të kemi kroatët, të cilët kanë një rekord më vete në këtë turne, pasi gjenden në fundin e tij pa fituar ende një ndeshje brenda 90 minutave, jashtë fazës së grupeve.

E teksa sfida pritet të jetë një spektakël i vërtetë, francezët nuk e njohin supersticionin dhe do të bëjnë gati përpara takimi fanellën e re me dy yje. Për këtë është duke u kujdesur firma Nike, e cila po bën gjithçka gati dhe nëse “gjelat” do të fitojnë ndaj Kroacisë, fanella e re do të dali në shitje menjëherë.