Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, për RTSH deklaroi: “Skënderbeu e mbaroi garën e vet dhe menduam që të provonim lojtarë të rinj. Ata lojtarë të rinj u provuan dhe sot treguan se nuk janë të aftë për të luajtur me Skënderbeun. Ata nuk do të jenë më pjesë e Skënderbeut.

Nuk besoj se e konteston titullin e Skënderbeut. Kemi kryesuar nga java e parë tek e fundit.

Ndeshjet që më kanë shijuar më shumë? Ndeshjet e Europës. Eliminimi i Dinamo Zagrebit, fitorja ndaj Mlladas dhe fitorja ndaj Dinamo Kiev.

Ilir Daja? Është pjesë e Skënderbeut dhe nuk është vënë kurrë në diskutim.

Kemi fituar eksperiencë të madhe dhe jemi rritur si ekip. Eksperienca e ka bërë të madh këtë Skënderbe. Këtë vit kemi qenë më lart në kampionat pikërisht për shkak të eksperiencës që kemi fituar ndër vite.
Dënimi? Shanset për pezullimin e vendimit janë të mëdha. KAS mund ta pezullojë vendimin dhe ne mund të luajmë në Europë deri në momentin që të merret vendimi përfundimtar. Është një dosje që duhet shqyrtuar me kujdes ndaj edhe do kohë deri në marrjen e vendimit.

Gjoba 1 milion euro? Dënimi i Skënderbeut është i përbashkët. Pra si gjoba ashtu edhe 10 vjet përjashtim. Afati i gjobës përfundon më 25 qershor, por ne do të presim vendimin e KAS-it.

Festa? Do vazhdojë sot deri në mëngjes. Nuk do ketë kufizim për festën dhe nesër do fillojmë përgatitjet për finalen e Kupës ndaj Laçit. Duam ta marrim këtë vit”, tha presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.