BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Pak minuta pasi është bërë publike ftesa e OSBE për partitë politike, ka ardhur edhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha. I pyetur në përfundim të një aktiviteti, ai refuzoi pjesëmarrjen teksa mohoi t’i ketë mbërritur ftesa.

“Nëse mendoni se kriza zgjidhet me tryeza gjithëpërfshirëse, kjo është iluzion. Ne jemi të angazhuar për reformën zgjedhore” – tha Basha i pyetur nga gazetarët. Ditën e sotme OSBE bëri të ditur se më 25 shtator do tentojë të mbledhë të gjitha partitë politike për të diskutuar mbi reformën zgjedhore.