Mbyllja e pikave të bastin, një plage e madhe sociale për shoqërinë shqiptare, duke se ka nisur.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto ku paralajmëron, se çdo pikë bastesh në territorin e vendit do të mbyllet nga 1 janari 2019, por Tatimet duket se kanë filluar nga “puna” që tani.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale të tij një foto të një pike bastesh, e cila është mbyllur dhe i janë vendosur shirita bllokues nga Tatimet sepse ka qenë pa letra.

Mirëpo, Kryeministri ka shkruar se Tatimet nuk do të mjaftohen vetëm me mbylljen e pikave të basteve, por gjithashtu ato do të referohen dhe në Prokurori.

“Tatimet do të mbyllin dhe referojnë në prokurori, çdo pikë bastesh si kjo që është kapur sot pa letrat në rregull! Dhe në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje që s’do ketë ndërruar destinacion”, shkruan Rama

Vendimi i qeverisë për mbylljen e të gjitha pikave të basteve pas 1 janarit, është një ndër vendimet e pritura më mirë nga shqiptarët. Vetëm gjatë vitit 2017, qytetarët lanë mbi 130 milionë euro në kumar.