Të ardhurat nga emigrantët ose siç njihen ndryshe remitancat vijuan trendin e rritjes edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, duke konfirmuar nivelin më të lartë të regjistruar në këto dy dekada.

Banka Qendrore bën të ditur se, gjatë periudhës korrik-shtator 2019, në vend kanë hyrë 185 milionë euro remitanca. Me një rritje prej 15 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, ose 8% më shumë.

Sipas BSH-së, për gjithë 9-mujorin e parë, remitancat arritën vlerën e 520 milionë eurove, në rritje vjetore me rreth 4%.

Një studim i Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Botërore, ka treguar se remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Ato kontribuojnë në arsimim, shëndetësi, investime.