Gianluigi Buffon është gati për një aventurë të re.

Portieri italian është larguar nga Paris Saint-Germain dhe është në kërkim të një ekipi që mund t’i dhurojë buzëqeshjet e fundit në futbollin e luajtur.

Ëndrra e tij është që ta mbyllë karrierën në majë, ndoshta duket luajtur në Champions League, por mbi të gjitha duke qenë një numër një absolut.

Në këtë këndvështrim, siç kanë bërë të ditur gazeta të ndryshme sportive europiane, “A Bola” mbi të gjithë, ka disa skuadra që janë vënë në radhë për Buffon.

Nëse Porto duket ekipi ideal për portierin, është e vërtetë edhe se një kthim në Itali është shumë tundues, me Atalanta-n që mund të vendosë të shfrytëzojë eksperiencën e Gigi-t për Champions-in e ardhshëm.

Nuk mund të përjashtohet as një transferim i mundshëm i Buffon në Spanjë, me Valencia-n që po bën disa tentativa për ta bindur legjendën e Juventus-it. Gjithashtu, për të interesohet edhe një ekip anglez.

Sipas “Sky Sports”, Leeds-i i Bielsa-s ka provuar ta bindë 41-vjeçarin. Gjithsesi, ka pak mundësi që kjo hipotezë të konkretizohet, duke parë se klubi anglez luan në Championship, kategoria e dytë e futbollit anglez.